II. PËRGJEGJSHMËRIA DHE LLOGARIDHËNIA

Pse duhet vlerësuar/matur:

Për të qenë llogaridhënës, jo vetëm kërkesat formale duhen plotësuar, por edhe publiku duhet ta perceptojë gjyqësorin si llogaridhënës, pra egzistojnë dy nivele llogaridhënie, objektive dhe subjektive. Edhe pse ka parashikime për procedurën formale të llogaridhënies, perceptimi subjektiv i qytetarëve mbi llogaridhënien e gjyqësorit apo të gjyqtarit, është i një rendësie po aq të madhe. Për shembull, gjyqtarët dhe gjyqësori nuk duhet të perceptohen “si dyqan i mbyllur”, të cilët veprojnë për menaxhimin e interesave të tyre, më tepër se sa për interesat e shoqërisë[38].

 

 

[38] Ibid, fq.11