2.2 -Parimet deontologjike që udhëheqin sjelljen gjyqësore e gjyqtarëve

2.2.1 Standartet e Performancës  

Etika e gjyqtarit, shkon përtej rregullave ligjore. Megjithatë, ka një unanimitet, mbi thelbin e parimeve bazë të profesionit të gjyqtarit, pavarësisht diferencave, mbi të cilat ai duhet të veprojë: Pavarësia, paanësia, integriteti, përshtatshmëria, barazia, kompetenca dhe kujdesi i duhur.[51]  Pavarësisht se nuk ka norma morale dhe etike të kodifikuara dhe universale për gjyqtarët, ka një proces të vazhdueshëm globalisht që: – afirmon të drejtën ndërkombëtare, sidomos mbi të drejtat e njeriut;- një harmonizim të praktikës gjyqësore sidomos mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin;- përpjekje për unifikim të edukimit ligjor të gjyqtarëve mbi zbatimin e të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare. Me rritjen e rëndësisë së rolit të gjyqtarit në shoqëri, po rritet gjithashtu dhe nevoja për kodifikim të deontologjisë së këtij profesioni.[52]

 

2.2.2 Treguesit e Realizimit

Treguesit e zbatimit të parimeve deontologjike, janë: -ekzistenca e Kodit të Etikës Gjyqësore; – mundësia  e trajnimit mbi etikën gjyqësore;  – ekzistenca e një organi përgjegjës për dhënien e këshillave mbi çështje dilematike mbi etikën gjyqësore dhe trajtimi i çështjeve me këtë objekt[53]– monitorimi i  sjelljes gjyqësore në praktikë; – raportimi mbi sjelljen gjyqësore të gjyqtarëve.

 

2.2.3 Metoda e Matjes

Krahasim mes normave etike të Kodit të Etikës Gjyqësore me standardet  e kërkuara ndërkombëtare, sidomos parimet e Bangalores “Mbi sjelljen Gjyqësore”, 2012. Ankesat dhe kërkesat e shqyrtuara për shkelje të etikës gjyqësore, sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

 

 

[51] Profesioni gjyqtarit, Rrjeti i Lisbonës, Këshilli i Europës. https://www.coe.int/t/dghl/cooperation/lisbonnetwork/themis/Ethics/Paper2_en.asp

[52] The Bangalore Principles of judicial conduct, confirmed through the ЕСОSОС Resolution 2006/23, establish ethical standards of judicial conduct and elaborate the principles of independence, impartiality, dignity, equality, competence and orderliness of judges.

[53] Neni 4 i Ligjit nr.96/2016 parashikon se: “3. Këshillat publikojnë standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes. 4. Secili Këshill emëron magjistratin si këshilltarin e etikës, sipas parashikimeve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.