2.4 – Përgjegjësia ligjore (penale dhe civile) e gjyqtarëve

2.4.1 Standartet e Performancës

“Përgjegjësia Disiplinore, Penale dhe Civile” përbëhet nga gjashtë kapituj dhe pesë prej tyre rregullojnë hetimin disiplinor, procedimin disiplinor, pezullimin e magjistratëve gjatë hetimit dhe procedimit disiplinor, ekzekutimin dhe regjistrimin e masave disiplinore, parashikuar në ligjin nr.96/2016, Për statusin e Magjistratit”[58].

Shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale janë:

  • a) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim ose me gjobë;
  • b) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale nga pakujdesia;
  • c) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale të ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjat “a dhe “b”, më lart, nëse për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut temagjistrati dhe organet e drejtësisë;
  • ç) faktet e pranuara nga organi kompetent me vendim të formës së prerë, që për nga vetë natyra e tyre është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti, si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të cilat përbëjnë vepër penale, pavarësisht se vepra penale është shuar, ndjekja penale nuk mund të fillojë ose nuk mund të vazhdojë, është rehabilituar apo ka përfituar nga falja dhe amnistia.[59]

 

2.4.2 Treguesit e Realizimit

Treguesit e realizimit njësoj si tek regjimi disiplinor, 2.1.2.

2.4.3 Metoda e Matjes

Metodat e matjes njësoj si tek regjimi disiplinor, 2.1.3.

 

 

[58] Pjesa V e ligjit nr.96/2016

[59] Neni 104 i ligjit nr.96/2016