2.5 – Integriteti në vendimarrje dhe ndershmëria e drejtimit të procedurave

Pse duhet vlerësuar/matur:

Transparenca administrative është: 1) çështje politike; 2) çështje ligjore. Si çështje ligjore ajo i referohet “të drejtës të palëve dhe të publikut në përgjithësi për të njohur/ditur”, çfarë  ndodh brenda procedurave gjyqësore, por edhe sesi administrohet pushteti gjyqësor, se si ushtrohet pushteti gjyqësor, si një nga tre pushtetet publike kushtetuese.[67]

E drejta “për të njohur” dhe “pjesëmarrja efektive”, si standard kombëtar dhe ndërkombëtar i shërben 3  qëllimeve: 1) u mundëson qytetarëve të marrin pjesë dhe mbikëqyrin procesin e vendimarrjes gjyqësore dhe administrimit të gjykatave, si një nga pushtetet publike kushtetuese; 2) rrit eficencën në dhënien e drejtësisë, dhe forcon kontrollin e qytetarëve mbi pushtetin gjyqësor, duke i kontribuar administrimit të ndershëm të drejtësisë nga gjykatat, duke parandaluar korrupsionin dhe të tjera forma të keqadministrimit të drejtësisë nga pushteti gjyqësor; 3) rrit tranparencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit, pra i kontribuon rritjes së besimit të publikut (legjitimitetit), të pushtetit gjyqësor

[67] Konventa e Këshillit të Evropës për Aksesimin e dokumentave zyrtare, 18/06/2009