3.2 – Aksesi i publikut dhe shtypit/mediave në procedurën gjyqësore dhe në sallat/ambientet gjyqësore

3.2.1 Standartet e Performancës

Aksesi në drejtësi,[75] fillon me aksueshmërinë fillestare të gjykatave dhe orientimin e court-users, (qytetarëve dhe bizneseve). Vendosja e kontaktit me gjykatat, (go to court), është element i një sistemi drejtësie cilësore, dhe zë fill me disponueshmërinë dhe aksesimin e informacionit në fazën fillestare, (duke inkurajuar përdorimin e IT (e-justice), në mënyrë që nformacioni procedurial të jetë i plotë, i saktë, dhe i përditësuar, duke përdorur IT[76], si një aspekt themelor i garantimit të respektimit të nenit 6 të KEDNJ.[77] Seanca gjyqësore është publike, përveç rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe[78].

 

3.2.2 Treguesit e Realizimit

Efektiviteti dhe prakticiteti i ushtrimit të së drejtës për fillimin e procedurave gjyqësore do të ishte tregues i realizimit të këtij standardi. Lehtësia e përdoruesve të gjykatave  dhe garancitë dhe ndihmesa e shtetit për aksesin në një drejtësi cilësore. Treguesit e realizimit, do të duhej të fokusoheshin në pyetje, si:

  • A është i detyruar të shkojë në gjykatë individi i interesuar, apo ka ndonjë alternativë tjetër?
  • A mund ta ndjekë rastin vetë, apo patjetër duhet një përfaqësues ligjor?
  • A mund të marrë ndihmë ligjore falas, ai/ajo që e ka të nevojshme?
  • Kur dhe si duhet t’i paguajë shpenzimet gjyqësore, dhe sa janë ato të vlerësuara paraprakisht?
  • A ka formularë standarte (user-friendly) dhe udhëzime për hartimin dhe depozitimin e padisë, kundërpadisë, ankimin, rekursin etj, dhe ku duhet të paraqitet kërkuesi për t’i dorëzuar ato?
  • A ka programe që i drejtohen publikut të gjerë, (outreach) për ta edukuar për vendosjen e marrëdhënieve me gjykatën dhe rolin e tyre?
  • A ka një kuadër politikash apo rregullator të verifikueshëm dhe që mbikëqyret, në lidhje me sa më sipër?

 

3.2.3 Metoda e Matjes

Metodat e matjes, njësoj si tek 3.1.3.

 

 

 

[75] Access to Justice “The Courts”, UNODC

[76] Neni 47  “Shërbimi i teknologjisë së informacionit” i Ligjit nr.96/2016

[77] Opinioni nr.14, (2011) të CCJE

[78] Neni 5/3 i Ligjit nr.98/2016.