3.3 – Aksesi në vendimet gjyqësore (arkivat, data-base) dhe informacione të tjera të lidhura me gjykatën

3.3.1 Standartet e Performancës

Gjykatat duhet të krijojnë arkiva elektronikë, që do të mundësojnë mbajtjen dhe përdorimin e dokumentacionit elektronik.[79] Aksesi në vendimet gjyqësore, (shërbimi i arkivit gjyqësor[80]) dhe informacione të tjera të lidhura me gjykatën duhet të jetë substancial, efektiv, dhe sipas mjeteve më të përshtatshme për kërkuesin. Qendra e dokumentacionit pranë Gjykatës së Lartë, siguron transparencën dhe aksesin on- line të vendimeve të kësaj gjykate[81]. Të gjitha dokumentat zyrtare duhet të jenë të rregjistruara dhe të publikuara, ndërkohë që duhet të jetë i inkurajuar publikimi në database elektronik.

 

3.3.2 Treguesit e Realizimit

Treguesit e realizimit, do të duhej të fokusoheshin në pyetje, si:

  • A janë ligjërisht të gjitha dokumentat e një “dosjeje gjyqësore” të prezumuara si të aksesueshme nga publiku, me disa përjashtime të vogla dhe ngushtësisht të përkufizuara?
  • A ekziston kërkesa/detyrimi ligjor për publikimin proaktiv të të gjitha vendimeve dhe opinioneve gjyqësore?
  • A ekziston një “nëpunës civil” në gjykata, që u përgjigjet kërkesave nga publiku (“fishing for information”), për informacione, që nuk gjenden na database elektronike, dhe që ka detyrimin t’u përgjigjet atyre?

 

3.3.3 Metoda e Matjes

Metodat e matjes, njësoj si tek 3.1.3.

 

 

 

[79] Rekomandimi no. R (2003) i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës  “Mbi arkivimin e dokumentave elektronikë në sektorin e drejtësisë”.

[80] Neni 48 i Ligjit nr.96/2016

[81] Neni 35 i ligjit nr.98/2016, sipas të cilit: Qendra e dokumentacionit bën: a) sigurimin e publikimit të menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës së Lartë, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale; b) analizën dhe vlerësimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe siguron publikimin e ekstrakteve të vendimeve kryesore, si dhe publikimin e vendimit të plotë;c) ndjekjen dhe studimin e praktikës gjyqësore të gjykatave të tjera dhe gjykatave ndërkombëtare, si dhe u jep gjyqtarëve, ndihmësmagjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë jomagjistratë informacion mbi interpretimin e ligjit nga ana e gjykatave.2. Qendra e dokumentacionit punon nën mbikëqyrjen e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë.