3.5 – Gjenerimi i informacioneve dhe zgjidhja efektive e problemeve të pjesëmarrjes, për palët, publikun dhe shtypin

3.5.1 Standartet e Performancës

Garantimi i transparencës dhe aksesi në informacion gjyqësor si dhe informacion administrativ të prodhuara nga gjykatat. Garantimi i aksesit fizik në sallat e gjykatës për përdoruesit, duke përfshirë edhe ata me problematika të aftësisë së kufizuar fizike. Efektiviteti i zgjidhjes së kërkesave të palëve dhe publikut.

Standardet ligjore, kërkojnë që shërbimet për marrëdhëniet me publikun të kujdesen për informimin e publikut dhe medias në lidhje me veprimtaritë e gjykatës, si dhe për çështje të caktuara gjyqësore, në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Qëllimi është që: a) t’i sigurohet medias dhe publikut informacion faktik rreth vendimeve gjyqësore dhe për korrigjimin e gabimeve të mundshme mbi faktet për çështje të caktuara; b) t’i komunikohet medias përmbledhje e vendimeve gjyqësore për çështje që kanë interes publik; c) të mbahen kontakte me median për seancat gjyqësore të çështjeve që kanë interes të veçantë publik; ç) të sigurohet informacion, në përputhje me ligjin “Për të drejtën e informimit”, në veçanti në lidhje me çështjet në gjykim dhe administratën gjyqësore; d) të publikohen të gjitha vendimet gjyqësore në përputhje me ligjin[89].

Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit  mbështet veprimtarinë e KLGJ-së, në zbatim të kompetencave të saj, përmes dy drejtorive[90]Drejtoria e IT dhe Administrimit të Çështjeve ushtron kompetencat mbi:

  • zhvillimin ose pjesëmarrjen në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në gjykata;
  • menaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata;
  • përcaktimin e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë;
  • përcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;
  • mirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve, ne perputhje me rregullat e parashikuara;
  • sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
  • garantimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, te cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si: norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatja e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatjen mesatare, etj;
  • përcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit te çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.
  • përgatit rregulla më të hollësishme për programin dhe procedurat e ndarjes së çështjeve me short, të cilat në veçanti përcaktojnë: a) programin per organizimin e shortit, me qellim qe te disponoje karaktere dhe parametra te mjaftueshem, te cilet sigurojne standardet me te larta te transparences dhe te kapaciteteve te gjurmimit; b) menyren transparente te dokumentimit te pergatitjes se shortit; c) afatet e organizimit te shortit dhe menyren e njoftimit paraprak te tij; ç;) kriteret per sigurimin e ndarjes se drejte te çeshtjeve ndermjet gjyqtareve; d) rastet dhe kriteret e rindarjes se çeshtjeve me short, kur eshte e nevojshme per shkaqe te justifikuara; dh) kritere transparente dhe objektive per proceduren e perjashtimit te gjyqtareve nga shorti per shkak te ngarkeses ose per shkak te angazhimit te gjyqtareve ne veprimtari te tjera ne funksion te gjykates apo te pushtetit gjyqesor; e) kritere transparente dhe objektive për ndarjen e çështjeve në rast mosfunksionimi të sistemit elektronik të çështjeve.

3.5.2 Treguesit e Realizimit

Efektiviteti dhe prakticiteti i  mundësimit të pjesmarrjes në procedura gjyqësore do të ishte tregues i realizimit të këtij standardi. Lehtësia e përdoruesve të gjykatave dhe aksesi fizik i sallave gjyqësore, do të ishin tregues realizimi të standardit të aksesit fizik të gjykatave nga të interesuarit. Tregues të realizimit të zgjidhjeve efektive të aksesit fizik, dhe virtual të gjykatave:

  • Shpejtësia për të gjeneruar një informacion të caktuar
  • Cilësia e informacionit, nëse është saktë, i rregullt, i përdorshëm, etj
  • Në trajtimin e kërkesave të palëve dhe të publikut, a ka një përqasje “për të zgjidhur problemet”, apo ka pengesa dhe barriera të pajustifikueshme administrative?

 

3.5.3 Metoda e Matjes

Metodat e matjes 3.1.3. dhe 3.2.3. Matje bazuar mbi monitorime, analiza statistika dhe të dhënash të gjeneruara nga sistemi si dhe mbi sondazhe nga përdoruesit e shërbimeve të drejtësisë, sipas standardeve të CEPEJ.

 

 

 

[89] Neni 46 i ligjit nr.98/2016.

[90]Ngritja e kesaj njesie eshte bazuar ne nenet 79, 84, 85, 86, 87, 88, 89 dhe 92 te ligjit nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise” dhe ne ligjin nr. 98/2016 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”.