IV. EFIÇENCA NË DHËNIEN E DREJTËSISË

Pse duhet vlerësuar/matur:

Eficenca e gjyqësorit kuptohet gjerësisht si një nga komponentët e integritetit të gjyqësorit. Disa nga treguesit e UNODC për korrupsionin gjyqësor janë çështje/problematika të lidhura me eficencën e gjyqësorit si; p.sh, vonesat në ekzekutimin e urdhrave/vendimeve të gjykatës, lëshimi i pajustifikuar i fletëthirrjeve për gjyq dhe i nxjerrjes në liri me kusht, ndryshueshmëria e dhënies së dënimeve e pajustifikuar, mossjellja e të burgosurve/atyre nën masa sigurie para gjykatës, vonesat në dhënien  dhe zbardhjen e vendimeve, treguesit e lartë të dhënies së dënimeve me pafajësi, konfliktet e interesave, qëndrimi i zgjatur si gjyqtar në një gjykatë të caktuar ose një karrierë jomeritore, shoqëria e tepruar me disa anëtarë të caktuar të gjyqësorit, punësimi para dhe pas humbjes së statusit të magjistratit.

Matja e këtij Faktori synon të: 1) gjurmojë masën ose ngarkesën e çështjeve që rrjedhin/kalojnë përmes sistemit gjyqësor nga depozitimi i padisë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar si dhe: 2) të masë arsyeshmërinë/oportunitetin e kohës, (pa vonesa të pajutifikueshme ose ngjeshje/backlogs të çështjeve), brenda të cilës merret drejtësia pa e cënuar cilësinë e vendimit gjyqësor, referuar edhe mjaftueshmërisë së burimeve, që ka në dispozicion gjyqësori për arritjen e këtij objektivi. Pra, nëse eficenca do të matet sipas një metode sasiore, hetimi i natyrës së vendimit gjyqësor, pra efektiviteti ose cilësia e zbatimit të tij do të kryhet sipas një metode cilësore.