4.1 – Efektiviteti i ushtrimit të së drejtës për fillimin e procedurave gjyqësore dhe kohëzgjatja deri në vendimmarrje

4.1.1 Standartet e Performancës

Garantimi i eficencës së shërbimeve gjyqësore, me qëllim aksesin e individëve në gjykatë nga perspektiva e plotësimit të nevojave të shoqërisë për të gjetur zgjidhje të drejtë, të duhur, të shpejtë para gjykatës[91].  Shih dhe faktorin 3.5, më lart.

 

4.1.2 Treguesit e Realizimit

 

Aksesimi i shpejtë i informacionit dhe gjykatës dhe efektiviteti i ushtrimit të të drejtave,  (p.sh. koha dhe facilitetet, që i duhet të pandehurit për të shqyrtuar materialet dhe dëshmitë ku bazohet akuza, për të përgatitur mbrojtjen, në lidhje me të drejtën për të dalë sa më parë para gjykatës, për hartimin e padisë, për vlerësimin e kostove, etj).

 

Aftësinë e gjykatës për të mbajtur ritmin e shpejtësisë dhe cilësisë, ndërmjet numrit të çështjeve të depozituara me vendimet e zgjidhura me vendim përfundimtar.

 

Norma (ratio) e pastrimit (clearance rate) është treguesi, që shpreh ose mat raportin ndërmjet numrit të çështjeve të regjistruara me ato të zgjidhura.  Për këtë qëllim do të maten:

  • Numri i çështjeve që depozitohen në seksionet, civile, penale, tregtare, gjykatat administrative, çështjet e falimentimit, konkurrencës, financiare, të drejtat e konsumatorit, të fëmijëve, etj, (gjykata e shkallës së parë/për çdo 100 banorë).
  • Eficenca në procedurën gjyqësore, ose koha (timeline), që i duhet një gjykate, (sipas hierarkisë dhe sipas kompetencës lëndore), për të arritur në vendimin përfundimtar.
  • Cilësia në dhënien e drejtësisë, që në thelbin e saj nënkupton “cilësinë e vendimeve gjyqësore”.[92]

 

6 indikatorët e performancës së eficencës së gjykatave janë:

  1. Ngarkesa për çdo gjyqtar;
  2. Produktiviteti, që do të thotë produkti që del, pra numri i vendimeve të ndahet mes të gjithë punonjësve dhe orëve të punuara për to[93];
  3. Kohëzgjatja e proceseve;
  4. Kosto për një çështje, pra sa më e vogël kostoja për një çështje, aq më eficente është gjykata;
  5. Përqindja e çështjeve të hequra, që llogaritet mbi numrin e atyre që hyjnë dhe atyre që dalin. Çështjet që mbeten dhe hiqen vitin pasardhës, janë ato të mbeturat dhe sa më i vogël numri i të mbeturave, aq me eficente është gjykata.
  6. Buxheti i gjykatës, pra sa është i mjaftueshëm për punën që bën me ato kapacitete njerëzore, financiare dhe infrastrukturore në dispozicion[94].

 

4.1.3 Metoda e Matjes

Ky tregues mat kohëzgjatjen e proceseve, (timeline), sipas një metode sasiore, duke krahasuar treguesit e  performancës së gjyqësorit shqiptar me ato të vendeve të rajonit dhe të BE-së, kritereve të jurisprudencës së GJEDNJ, etj. Kohëzgjatja që merr apo duhet të marrë një çështje gjyqësore, duhet bazuar në statistika dhe analiza mbi statistikat. Duhet të ketë informacion të mjaftueshëm se sa zgjat një çështje e caktuar dhe se sa zgjasin specifikisht të gjitha fazat e procesit nga paraqitja e kërkesës deri në shpalljen e vendimit. Vetëm pasi realizohet ky proces vendosen dhe standardet e brendshme për kohëzgjatjen e një çështje, ose standardet e një gjykate të caktuar për çështjen dhe monitorohet zbatimi i standardeve, pra dhe përgjegjësia specifike e personit sipas kompetencës/rolit  përkatës në proces, d.mth. e sekretarisë, e gjyqtarit, e ndihmësit ligjor, e të gjithë aktorëve dhe faktorëve që luajnë rol në kohëzgjatjen e arsyeshme[95].

 

 

[91] The UN Rule of Law Indicators: Implementation Guide and Project Tools, First Edition, 2011, pg.10

[92] CEPEJ, Working Group on quality of justice (CEPEJ-GT-QUAL)

[93] Specialistë të fushës, zotërojnë metodologjinë dhe parametrat e matjes së produktivitetit, pra sa prodhon intelektualisht dhe fizikisht çdo punonjës i gjykatës, duke pasur parasysh orët e punës. Duke përllogaritur produktivitetin e çdo personi, llogaritet dhe produktiviteti i çdo strukture dhe të të gjithë gjykatës.

[94] Standardet e SATURN, CEPEJ – Eficenca dhe Efikasiteti në sistemin gjyqësor, Këshilli i Europës.

[95] SATURN guidelines for judicial time management, CEPEJ- SATURN (2015) 2. Janë 15 udhëzime  të SATURN dhe standarde, që duhen ndjekur për orientim mbi menaxhimin  e kohës të gjykatave.