4.3 – Ngarkesa në punë e gjyqësorit
4.3.1 Standartet e Performancës
Gjyqësori është trupa e gjyqtarëve me funksion gjykues, ndërsa gjykatat janë organizata, ndaj ndërveprimi ndërmjet gjyqtarit individual dhe gjykatës si organizatë, në organizimin e punës gjyqësore dhe jo thjesht në përmbushjen e funksionit gjykues ka një ndikim të caktuar mbi pavarësinë, efektivitetin dhe eficencën në dhënien e drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor mbikëqyr vazhdimisht ngarkesën e çështjeve gjyqësore dhe të punës së gjykatave, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura, me qëllim përmirësimin e efiçencës së gjykatave ose zvogëlimin e ngarkesës së punës së gjyqtarëve dhe personelit të gjykatës[104]. Këshilli i Lartë Gjyqësor përgatit dhe publikon brenda muajit qershor të çdo viti raportin vjetor për ngarkesën e çështjeve gjyqësore dhe të punës së gjykatave për vitin kalendarik të mëparshëm, duke përfshirë rekomandime për përmirësimin e efiçencës së gjykatave ose për zvogëlimin e ngarkesës së punës së gjyqtarëve dhe personelit të gjykatës[105]. Të paktën çdo pesë vjet Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë dhe nëse është e nevojshme rishikon numrin e gjyqtarëve pas marrjes së mendimit nga Këshilli i Gjykatës[106].
Impakti që ka menaxhimi i çështjeve nga vetë gjyqtari, (studimi i çështjes para fillimit të procedurës, veprimet përgatitore, komunikimi dhe orientimet për palët gjatë progresit të procedurës), si dhe menaxhimi i brendshëm i gjykatave, (ndërveprimi i gjyqtarit individual të çështjes me Kancelarin dhe Kryetarin e Gjykatës), në eficencën e drejtësisë, (dhënien e vendimit përfundimtar brenda një kohe të arsyeshme).
- Angazhimi proaktiv i gjyqtarit për rrjedhjen dhe menaxhimin e procedurës deri në dhënien e vendimit brenda afateve të arsyeshme;
- Vendosja e kufijve kohorë (time-frame) brenda të cilave do të duhej të merrej vendimi përfundimtar;
- A ka një politikë në gjykata për të shmangur vonesat dhe shtyrjet për shkaqe me një justifikim jo të mirë dhe në keqbesim, (adjournments only for a good cause), dhe si mbikqyret ajo?
- Si mund të kontrollohet nga gjykata ritmi i zhvillimit të hetimit gjyqësor, (faza kryesore e procedurës)?
- A ka një sistem për monitorimin e performancës?
- Cili është koordinimi ndër – institucional në fushën e Drejtësisë Penale, për vetë kompleksitetin e saj?
- Si ndodh identifikimi i atyre çështjeve që janë të përshtashme për zgjidhje me pajtim, ndërmjetësim, etj?
- Cili është impakti që ka përdorimi i IT, audio dhe video, në eficencën e procedurave gjyqësore?
- Cilat janë trajnimet që kanë për objektiv përmirësimin e eficencës së performancës së gjyqësorit, (trajnime për degë të specializuara të së drejtës, trajnime për procedurën, trajnime për menaxhimin e ngarkesës së çështjeve, trajnime administrative dhe për menaxhimin e ngarkesës së çështjeve për gjyqtarët, trajnimet për kancelarin dhe kryetarin e gjykatës, trajnime për personelin jo-gjyqësor)?
Njësoj si tek 4.1.3. dhe 4.2.3, matje të harmonizuara për të gjithë treguesit e performancës së menaxhimit të çështjes gjyqësore. Metodat e matjes sipas metodologjisë së CEPEJ, duke e ndërthurur me problematikat konkrete, sipas specifikës së gjykatave përkatëse, ose sipas natyrës së çështjeve në gjykim.[107]
[104] Neni 22/1 i ligjit nr.98/2016.
[105] Ibid, neni 22/2.
[106] Ibid, neni 22/3
[107] Mund të përdoren produktet e SEJ I dhe SEJ 2, projekte “Mbi rritjen dhe forcimin e eficencës dhe efikasitetit në gjykatat shqiptare”.