5.1 – Përshtatshmëria e arsimit juridik (kurrikulat) në fakultet dhe magjistraturë, me nevojat dhe stadin e zhvillimit të gjyqësorit

5.1.1 Standartet e Performancës  

Përshtatshmëria e edukimit dhe trajnimit vazhdues, përbën standard të kërkuar ndërkombëtar dhe ligjor, që lidhet drejpërdrejt me cilësinë e drejtësisë. Mungesa e “specializimit”,  “tret dhe hollon” cilësinë e drejtësisë së vendimeve gjyqësore.

Formimi fillestar i kandidatëve për gjyqtarë përfshin një periudhë trevjeçare që përbëhet nga:a) një vit program teorik që synon të rrisë njohuritë në lëndë të ndryshme të së drejtës; b) një vit program praktik paraprofesional, që synon të rrisë aftësitë praktike të kandidatëve si gjyqtarë dhe prokurorë nën kujdesin e shkollës dhe nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori me kualifikim të lartë; c) një vit praktikë profesionale që do të organizohet sipas mënyrës dhe afateve të parashikuara në ligjin nr.96/2016[118].

 

5.1.2 Treguesit e Realizimit

Përshtatshmëria e arsimit juridik bazë, (kurrikulat, formimi teorik, praktik, dhe internship-et profesionale), (në Fakultet dhe Magjistraturë), me nevojat dhe stadin e zhvillimit të së drejtës, bazuar në:

  • njohuritë themelore, (në të drejtën materiale dhe proceduriale),
  • metodat e mësimdhënies,
  • modeli profesional i formimit të magjistratëve,
  • trajnimi fillestar, disponueshmëria dhe burimet.

 

5.1.3 Metoda e Matjes

Analizë dhe diagnozë e kurrikulave në përputhje me stadet e zhvillimit të së drejtës, në përputhje me nevojat e kandidatit për gjyqtar. Diagnoza vazhduese, të herëpashershme, periodike në SHM lidhur me vlerësimin e  testeve hyrëse në SHM, lidhur me kurrikulat edukuese të formimit fillestar sipas nevojës, dhe sipas sfidave të zhvillimit ekonomiko – social të vendit dhe përgjigjes dhe pritshmërive të përdoruesve, sipas këtyre zhvillimeve në nivel ligji dhe jurisprudence.

 

 

 

 

[118] Neni 263 i ligjit nr.115/2016