5.4 – Trajnimi dhe formimi i vazhdueshëm

5.4.1 Standartet e Performancës  

Gjyqtari ka të drejtë dhe detyrimin të marrë pjesë në programet e formimit vazhdues. Gjyqtari ka të drejtë të propozojë tema trajnimi dhe të bashkëpunojë me KLGJ, me qëllim përmirësimin e programeve të trajnimit[129].

Gjyqtari  duhet: a) të ndjekë formimin vazhdues, në përputhje me legjislacionin në fuqi; b) të marrë çdo masë tjetër të arsyeshme për t’u përditësuar me ndryshimet legjislative dhe të jurisprudencës[130].

Trajnimet jashtë karrierës nuk janë domosdoshmërisht të detyrueshme dhe ndahen në: a) trajnime të nevojshme për përmirësimin dhe përditësimin e kompetencës profesionale gjyqësore; b) trajnimet e lidhur më ndryshimin e detyrës, psh.  kalimi nga juridiksioni civil në atë administrativ, apo të krimeve të rënda, apo emërimi si Kryetar Gjykate.

Trajnimet jashtë detyrës gjykuese të Magjistratit: a) për administrimin e gjykatave dhe si kryetar gjykate; b) për komunikimin dhe etikën, si dhe; c) për fusha shoqërore të ekspertizës jashtë gjyqësore.

Garantimi i pavarësisë së autoritetit, që mbikëqyr trajnimin e gjyqtarëve nga legjislativi dhe ekzekutivi dhe roli i vetë gjyqtarëve në parashikimin e nevojave për trajnim.[131]

 

5.4.2. Treguesit e Realizimit

Formimi[132] fillestar dhe praktikat profesionale[133], dhe formimi i vazhdueshëm pas emërimit fillestar (in-service training):[134]

  • Sa të përshtatura janë trajnimet me nevojat, cila është metoda e vlerësimit të nevojës për trajnime?
  • Sa të specializuara dhe të detajuara janë trajnimet?
  • Sa të diversifikuara janë trajnimet e planifikuara dhe të përfituara?
  • Thellësia e trajnimit?
  • Metodat e trajnimit?
  • Sa i pavarur është autoriteti që mbikqyr trajnimet?
  • A vlerësohen programet dhe metodat e trajnimit në vazhdimësi dhe periodikisht, në mënyrë që të sigurohet cilësia e trajnimit?
  • A u referohen trajnimet veçanërisht praktikave të punës së përditshme të gjyqtarëve?
  • A përfshijnë programet e trajnimit të drejtën evropiane, KEDNJ, dhe konventat e Këshillit të Evropës?[135]

 

5.4.3  Metoda e Matjes

E njëjtë si tek 5.1.3., 5.2.3. si dhe 5.3.3. Ndërthurje e metodologjive të matjes, mes kritereve objektive dhe subjektive, sipas standardeve më të mira, rekomanduar nga CEPEJ dhe CCJE.

 

 

 

[129] Neni 5/1 i Ligjit nr.96/2016

[130] Ibid, neni 5/2

[131] Paragrafi 2.3 i Kartës Evropiane të Statutit të Gjyqtarëve parashikon  se, gjysma e autoritetit që mbikqyr trajnimet e gjyqësorit duhet të jetë nga radhët e tij.

[132] Opinion nr.4 /2003, CCJE -së

[133] Neni 263 i Ligjit nr.115/2016

[134] Neni 5 i Ligjit nr.96/2016

[135] Rekomandimet e Opinionit Nr.4 (2003) të CCJE, “Për trajnimin e gjyqtarëve”