6.1 – Roli i vetë gjyqtarëve në administrimin e gjykatës

6.1.1 Standartet e Performancës

Administrimi gjyqësor është tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin dhe sigurimin e funksionimit të shërbimeve në mbështetje të sistemit gjyqësor.[144] Administrimi gjyqësor është detyrë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Gjykatës, kryetarit të gjykatës, kancelarit, kategorive të ndryshme të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe çdo institucioni tjetër të përcaktuar me ligj[145].

Gjyqtari ka rol substancial në menaxhimin e çështjeve, por në vetvete është faktor  ndikues edhe në administrimin e gjykatës si institucion, pasi sikundër u citua më lart, tek faktori 4.2, përgjegjësia kryesore për përgatitjen e çështjes dhe për kryerjen e shpejtë të një gjykimi u takon gjyqtarëve[146].

Po ashtu, gjyqtari luan rol organizativ në menaxhimin e gjykatës, sipas standardeve ligjore  për sa kohë që ai është anëtar i Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe jep mendim për çështje me rëndësi për gjykatën, si dhe diskuton dhe jep mendim për raportin vjetor të gjykatës, pra për realizimin e objektivave dhe për përmirësime të natyrsë organizative, menaxheriale në vitin vazhdues[147].

 

6.1.2 Treguesit e Realizimit

Realizimi, duhet t’i përgjigjet ketyrë pyetjeve:

  • Si është ngarkesa për çdo gjyqtar në raport me ngarkesën e gjykatës?
  • Si matet roli i gjyqtarit në performacën e të gjithë gjykatës?
  • Sa aktiv është gjyqtari për bashkëpunim dhe bashkëveprim me stafin jo -gjyqësor lidhur me çështjet e administrimit?
  • Sa i përfshirë është gjyqtari në diskutime mbi çështjet e menaxhimit gjatë diskutimeve në Mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës?

 

6.1.3 Metoda e Matjes

Njësoj si tek faktori 4.2 metodologjia e matjes, ndërthurur me elementë të tjerë. Harmonizim i metodave të matjes për të gjithë faktorët e kapitullit, në mënyrë të integruar.

 

 

 

 

[144] Neni 2/a i ligjit nr.96/2016

[145] Neni 7 i ligjit nr.96/2016

[146] Capuano k. Italisë, nr. 9381/81, 25 qershor 1987, paragrafët 30-31.

[147] Neni 40/b dhe 40/c i ligjit nr. 98/2016.