6.5 – Arsimimi profesional, statusi, trajnimet dhe regjimi disiplinor për personelin jogjyqësor

6.5.1 Standartet e Performancës

KLGJ bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës për formimin fillestar dhe të vazhdueshëm të kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, sipas përcaktimeve ligjore. Ajo kujdeset për trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm ligjor të nëpunësve civilë gjyqësor, me përjashtim të kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, sipas parashikimeve ligjore.[179]

Formimi profesional i nëpunësve civilë gjyqësorë garantohet nëpërmjet përfshirjes së tyre në programet: a) programin e formimit fillestar, mbi bazën e të cilit nëpunësit civilë gjyqësorë, që pranohen në shërbimin civil gjyqësor trajnohen brenda periudhës së provës së tyre; b) programin e formimit vazhdues, i cili kryhet nga nëpunësit në detyrë të shërbimit civil gjyqësor[180].

Regjimi disiplinor i nëpunësve civilë gjyqësore parashikohet në kapitullin IV të ligjit nr.98/2016. Organi kompetent për propozimin e masave disiplinore është:a) kancelari i gjykatës për nëpunësit civilë gjyqësorë që ushtrojnë detyrën në gjykatën përkatëse, me përjashtim të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor; b) kryetari i gjykatës për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor. Organi kompetent për të caktuar masat disiplinore është: a) Këshilli i Lartë Gjyqësor për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor; b) Këshilli i Gjykatës për nëpunësit e tjerë civilë gjyqësorë[181].

 

6.5.2 Treguesit e Realizimit

Njësoj si tek 5.4.2., lidhur me treguesit e realizimit të trajnimeve të gjyqtarëve. Ekzistenca e kurrikulave, ekzistenca e monitorimit të performancës gjatë trajnimeve, egzistenca e sistemit llogaridhënës ndaj shkeljeve nga stafi jo – gjyqësor.

Formimi fillestar dhe praktikat profesionale, dhe formimi i vazhdueshëm pas emërimit fillestar, (in-service training):

  • Sa të përshtatura janë trajnimet me nevojat, cila është metoda e vlerësimit të nevojës për trajnime?
  • Sa të specializuara dhe të detajuara janë trajnimet?
  • Sa të diversifikuara janë trajnimet e planifikuara dhe të përfituara?
  • Thellësia e trajnimit?
  • Metodat e trajnimit?
  • Sa i pavarur është autoriteti që mbikqyr trajnimet?
  • A vlerësohen programet dhe metodat e trajnimit në vazhdimësi dhe periodikisht, në mënyrë që të sigurohet cilësia e trajnimit?
  • A u referohen trajnimet veçanërisht praktikave të punës së përditshme, të personelit jogjyqësor?

Lidhur me masat disiplinore, realizimi i llogaridhënies duhet t’u përgjigjet pyetjeve hulumtuese:

  • Nëse konstatohen shkelje, a vazhdohen me procedim disiplinor ndaj nëpunësit?
  • Sa të shpeshat dhe sa të renda janë shkeljet?
  • Sa seriozisht ekziston kultura e ndërshkimit pas konstatimit?
  • Sa garantuese janë procedurat për të drejtat e nëpunësit që ka filluar procedimi disiplinor?
  • Sa ndikon llogaridhënia e stafit jo-gjyqësor në eficencë dhe efikasitet të dhënies së drejtësisë?
  • A i garantohet e drejta për ankim efektiv nëpunësit?
  • Sa janë të dokumentuara procedurat disiplinore dhe masat në regjistrat disiplinorë të personelit[182]?

 

6.5.3 Metoda e Matjes

Njësoj si tek 5.4.3. Ekzistenca  e kurrikulave dhe ballafaqimi i realizimit të tyre nga ana faktike sipas planifikimit përkatës të trajnimeve.

Lidhur me masat disiplinore, raportet dhe statistikat e monitorimit të shkeljeve, regjistrimi në regjistrin e personelit, dhe numri i penaliteteve, tregojnë nivelin e llogaridhënies në nivel disiplinor.

 

 

 

 

[179] Neni 90 i ligjit nr.115/2016.

[180] Neni 52 i ligjit nr.98/2016.

[181] Neni 69 i ligjit nr.98/2016.

[182] Neni 79 i ligji tnr.98/2016.