VII. BURIMET FINANCIARE/NJERËZORE E GJYQËSORIT DHE MENAXHIMI I TYRE

Pse duhet vlerësuar/matur:

Shih kapitullin I – Faktorin – Pavarësia financiare e gjyqësorit. Të njëjta argumente si për pavarësinë dhe për eficencën dhe efikasitin e gjyqësorit, vlejnë si racionale dhe për këtë kapitull. Buxheti i nevojshëm financiar, burimet njerëzore, infrastrukturore sjellin standarde pavarësie, eficence dhe efikasiteti në sistemin gjyqësor, (si pushtet dhe si gjykata), prandaj dhe duhen vlerësuar dhe matur.