7.3 – Trajnimet, sasia, cilësia dhe efektiviteti i tyre

7.3.1 Standartet e Performancës

Kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë janë: a) kancelari; b) këshilltari ligjor në Gjykatën e Lartë; c) ndihmësi ligjor në Gjykatën e Apelit; ç) kryesekretari; d) sekretari gjyqësor; dh) nëpunësi i financës dhe buxhetit; e) nëpunës të tjerë,  që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit, burimeve njerëzore, teknologjisë së informacionit, arkivit dhe marrëdhëniet me publikun, me jashtë ose me median.[191]

Shkolla e Magjistraturës ofron formim fillestar për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë dhe, të paktën çdo tre vjet, për kancelarët[192]. Formimi profesional i nëpunësve civilë gjyqësorë garantohet nëpërmjet përfshirjes së tyre në programet: a) programin e formimit fillestar, mbi bazën e të cilit nëpunësit civilë gjyqësorë që pranohen në shërbimin civil gjyqësor trajnohen brenda periudhës së provës së tyre; b) programin e formimit vazhdues, i cili kryhet nga nëpunësit në detyrë të shërbimit civil gjyqësor[193].

7.3.2 Treguesit e Realizimit

Ekzsitenca e kurrikulave sipas kategorive të nëpunësve jo- gjyqësorë. Fillimi i trajnimeve për këtë kategori si risi ligjore, dhe krijimi i databse tët ë dhënave lidhur me llojin dhe masën e trajnimeve dhe performanëc gjatë trajnimit. Realizimi duhet të orientohet nga përgjigjet, bazuar në këto pyetje:

  • A janë përgatitur kurrikula për formimin fillestar për kancelarin dhe për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë ?
  • A janë të realizueshme këto kurrikula?
  • A janë të matshme njohuritë e marra nga këto trajnime?
  • A i përgjigjen nevojës së personelit jo -gjyqësor për trajnim?
  • A bëhen në sasinë dhe cilësinë e duhur dhe të majftueshme?
  • A matet performanca dhe niveli i të nxënit nga trajnimet? Sipas cilës metodologji?

 

7.3.3 Metoda e Matjes

Njësoj metodologjia  si tek 5.4.2., dhe 6.5.2, lidhur me treguesit e realizimit dhe të matjes së trajnimeve të gjyqtarëve, dhe stafit jo gjyqësor.

 

 

 

 

[191] Neni 50 i ligjit nr.98/2016

[192] Ibid, neni 53

[193] Neni 52