7.4 – Aksesi në Literaturë, zhvillimet e doktrinës dhe praktikës gjyqësore, si dhe botimet profesionale

7.4.1 Standartet e Performancës

Me qëllim kryerjen e detyrave funksionale me kompetencë, leximi dhe përditësimi me njohuri të fushës, teorike dhe praktike është domosdoshmëri për gjyqtarët, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë, që kanë detyrim mbi ndjekjen dhe studimin e praktikës gjyqësore të gjykatave të tjera dhe gjykatave ndërkombëtare.

Abonimi në gazeta apo revista me natyrë juridike vendase ose të huaja është domosdoshmëri për nivelin e Gjykatës së Lartë, por me pritshmëri shtrirjeje edhe në gjykatat e apelit dhe të rrethit.

 

7.4.2 Treguesit e Realizimit

Zhvillim e pasurim të bibliotekave ekzistuese fizike dhe online për Gjykatën e Lartë, dhe krijim  bibliotekash në gjykatat ku nuk ekzistojnë.

Akses efektiv të stafit jo- gjyqësor të gjykatave sidomos, për këshilltarët në Gjykatën e Lartë dhe ndihmësit ligjorë në gjykatat e apelit, si bërthama shkencore të gjykatave.

 

7.4.3 Metoda e Matjes

Verifikim dhe egzaminimin i krijimit, i përdorimit dhe i aksesit në literaturë, përmes evidentimit fizik të bibliotekave, përmes statistikave mbi përdorimin e këtyre bibliotekave nga stafi, përmes buxhetimit vjetor për akses në literaturë bashkëkohore, dhe anketimit mbi përshtatshmërinë e literaturës nga vetë përdoruesit e bibliotekës.